Vazhdon skandali te Kadastra – Dejani, Tomica dhe Angeli punësohen si shqiptarë (DOKUMENT)

Vazhdon skandali tek Agjencia për Kadastër e Maqedonisë së Veriut. Dejani, Tomica dhe Angeli, të tre maqedonas i zunë vendet e punës, të cilat sipas konkursit ishin të rezervuara për qytetarë shqiptarë.

Javën e kaluar in7 publikoi dokumentet ku shihej se si një qytetare maqedonase ishte punësuar dhe avancuar brenda Agjencisë për Kadastër të Maqedonisë së Veriut, një herë duke u deklaruar si turke e në të dytin si shqiptare. Këtë e kishte bërë vetëm me një deklaratë në noter dhe punëdhënësi ia ka pranuar, ashtu siç ka ndodhur me dhjetëra raste të zbuluara deri tani në shumë institucione shtetërore.

Por, ky rast nuk ka qënë i vetmi në Agjencinë për Kadastër. Në një konkurs të ditëve të fundit, janë pranuar tre maqedonas në vendet e rezervuara për shqiptarë. Edhe këta, me një deklaratë se janë shqiptarë, kanë fituar vendin e punës edhe pse realiteti nuk korrespondon fare me atë që ata e kanë deklaruar.
Kêshtu, Dejan S., Angel V. dhe Tomica M. më 16 Shkurt të këtij viti kanë pranuar vendimin për punësim në Kadastër edhe pse në të njëjtat vende, sipas konkursit të shpallur, duhej të punësohen shqiptarë, njofton in7.

Problemit me zënien e vendeve të punës së shqiptarëve nga qytetarë maqedonas ende nuk po i jepet zgjidhje ligjore. Duke e shfrytëzuar edhe mungesën e regjistrimit, por edhe mospasjen e vullnetit nga ana e forcave politike qeveritare, qytetarë të shumtë vetëm me një deklaratë me shkrim dhe të verifikuar në noter, mund ta ndryshojnë kombësinë sa herë të duan dhe varësisht prej llojit të konkursit. Çuditërisht, ende nuk është zbuluar ndonjë rast ku qytetar shqiptar të paraqitet si maqedonas dhe të zë një vend pune./in7.tv/

Konkursi – Pozita 1, kërkohet shqiptar
Aktvendimi – Pozita 1, punësohet maqedonas
Konkursi – Pozita 3, kërkohet shqiptar
Aktvendimi – Pozita 3, punësohet maqedonas
Konkursi – Pozita 4, kërkohet shqiptar
Aktvendimi – Pozita 4, punësohet maqedonas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *