Bytyqi: Qeveria nuk pajtohet që të organizohen dasma dhe festa

“Qeveria nuk pajtohet me kërkesat e hotelierëve për të lejuar organizimin e dasmave dhe festave”, tha zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi sot në një konferencë për shtyp.

Advertisement

Ai theksoi se është i hapur për takime me hotelierët para pakos së masave.

“Kur Komisioni thotë se nuk ka ardhur koha për të krijuar rrethana lehtësuese për punë, atëherë ne duhet t’i dëgjojmë ata dhe t’u besojmë atyre se është më e mira për shëndetin e qytetarëve”, tha Bytyqi.

Një protestë e re e hotelierëve është paralajmëruar për sot në orën 15:00, kësaj radhe para Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply