Vetëvrasja e 28-vjeçarit te spitali Covid – Artan Hoxha: Si përfundoi mesazhi në duart e medias para policisë

Gazetari Artan Hoxha deklaroi nga studio e ABC se SPAK duhet të hetojë dhe të merret me abuzimet në radhët e bluzave të bardha duke filluar nga vetëvrasjet. Hoxha ka përmendur rastin e vetëvrasjes së 28-vjeçarit nga Durrësi në gusht të 2020, ku është shprehur se si ka mundësi që pas lajmit të vetëvrasjes është publikuar një letër e lënë nga ai.

Advertisement

Ai deklaruan se teksti i shkruar nga i riu është publikuar në media para se telefoni I tij të sekuestrohej nga policia.

“Si ka mundësi që ky një ndër të sëmurët me celular kontaktonte herë pas here çfarë ka ndodhur me këtë, celulari i të cilit u mor dhe në telefon u gjet i shkruar një tekst që prezumohet se e ka shkruar ai,  por që nuk ja ka dërguar askujt.

Unë e kam tekstin dhe celularin e filmuar, kush ja dha medias, si e mori vesh kur unë e hap dhe e shkruaj si sms. Menjëherë pasi ka ndodhur vetëvrasja është njoftuar policia dhe celulari është provë material në varësi të hetimit është hapur celulari i viktimës dhe teksti i gjetur aty është marrë dhe i është dërguar medias por si ndodhi një gjë e tillë. Edhe sot e kësaj dite familja nuk di protokollin që është përdorur.

Kur familja del dhe kërko transparencë, ato i nxjerrin letrën, telefoni nuk është hapur në polici, por është hap në spital dhe në media ka dalë para se telefoni të shkojë në polici

Pas këtij rasti kanë ndodhur edhe pesë vetëvrasje të tjera ku familjarët kanë kërkuar transparencë por nuk është lejuar asnjë nga familjarët që të cenonin imazhin dhe në asnjë rast nuk është çuar deri në fund asnjë hetim”, ka thënë gazetari.

Advertisement

Leave a Reply