E fundit/ Aksioni i sotëm, kapen rreth 400 mijë euro kesh tek të arrestuarit

Nazmi Sahiti, drejtor i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka thënë se në aksionin e sotëm janë konfiskuar rreth 400 mijë euro, shkruan Insajderi.

Derisa bëhet e ditur se parat janë gjetur tek shtëpitë e të dyshuarve.

“Sot janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro, saktësisht ende se dimë shifrën”, është shprehur ai në konferencën e përbashkët me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, ato janë përmendur gjatë gjithë kohës derisa janë zhvilluar masat e fshehta, parat dyshohet se janë fituar nga vepra penale marrje dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë Sahiti, përcjell Insajderi.   

Operacioni i sotëm është finalizuar pas hetimeve që ka nisur Prokuroria në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, 12 të arrestuarit dyshohen për për disa vepra penale, për keqpërdorim të subvencioneve, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës të cilët kanë ndihmuar personat zyrtarë në forma të ndryshme, të njëjtit dyshohen për disa vepra penale, për keqpërdorim të subvencioneve, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për marrje dhe dhënie të ryshfetit”, ka thënë Lumezi.

Lumezi theksoi se me aksione të tilla do të vazhdohet edhe në ditët në vijim.

“Në bazë të provave dhe informacioneve të cilat i posedojmë ky aksion do të zhvillohet edhe në ditë ne ardhshme me qëllim që të sigurojmë provat e fuqishme”, tha Lumezi./Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *