Vlen 3 miliardë euro – detaji që zbuloi sasinë më të madhe të kokainës në Evropë

Doganat në Gjermani dhe në Belgjikë kanë kapur një sasi rekord prej 23 ton kokainë që kishte destinacion Holandën.

Autoritetet gjermane zbuluan 16 tonë në 5 kontenierë që kishin mbërritur në portin e Hamburgut nga Paraguaji në fillim të këtij muaji.

Policia holandeze u vu në dijeni, dhe 7.2 ton të tjera më pas u kapën në portin belg të Antwerp.

Specialistët bënë me dije se vlera në rrugë e kësaj ngarkese të madhe me kokainë, ishte miliarda euro.

Deri tani vetëm një i ri 28 vjeç është arrestuar në Holandë, tha sot policia e këtij vendi.

Në Antwerp, droga ishte fshehur në kontenierë të mbushur me blloqe druri nga Panamaja.

Ajo e gjetur në Gjermani ishte fshehur në kanoqe të mbushura me material ndërtimi si llaq dhe ka hyrë në Europë nga një anije që vinte nga Paraguaji.

Doganierët vendosin ta shohin pak më me vemendje këtë ngarkesë, këto kova që supozohej të ishin të mbushura me një lloj paste izoluese. Sepse dalluan parregullsi të qarta.

Pas kësaj, hetuesit vendosën ta shkarkojnë kontenierin ku zbuluan 16 tonë kokainë.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Europë, dhe një nga më të mëdhatë në botë”, thanë zyrtarët duke iu referuar vetëm drogës së kapur në Hamburg, ende pa u zbuluar sasia tjetër në Belgjikë.

Vlera e saj shkon deri në 3 miliardë euro.

Hamburgu është porti i tretë më i madh në Europë, dhe më i madhi në Gjermani.

Paraguaj ka qënë një vend burimi prej vitesh tashmë për kokainën.

Bandat dhe kartelet e njohura braziliane kontrollojnë kufinjtë e këtij shteti të vogël në Amerikën e Jugut.

Kjo e kapura është një lëndë narkotike e një niveli shumë të pastër e cilësor, dhe sasia e saj kuptohet që zmadhohet pas përzierjes me elemente të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *