Kryeministri Zaev tregon se sa do të kushtojë regjistrimi i popullsisë

Regjistrimi i popullsisë do të kushtojë 8.5 milionë euro, pesë milion euro më pak se sa regjistrimi që dështoi në vitin 2011

Zoran Zaev, kryeministri i Qeverisë, në pres konferencën e sotme theksoi se, një nga prioritetet do të jetë edhe realizimi i regjistrimit të popullsisë.

Ai tregoi edhe sa do të kushtojë i njejti.

“Regjistrimi i popullsisë do të kushtojë 8.5 milionë euro, pesë milion euro më pak se sa regjistrimi që dështoi në vitin 2011”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev është i bindur se regjistrimi do të realizohet vitin e ardhshëm, dhe pas 17 viteve do të kemi regjistrim.

“Në Maqedoninë e Veriut 17 vite nuk ka regjistrim të popullsisë. Regjistrimi do të realizohet jo se atë e don Zaevi, as se atë e kërkon Mickovski, por për arsye se është e rëndësishme për zhvillimin e shtetit”, konsideron Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *