Sulmohet fizikisht gazetari Visari Duriqi

Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “Indoks”.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.

Në këtë kohë Duriqi kishte qenë duke u kthyer në banesë, pas pjesëmarrjes në debatin televiziv Politico, në Kanal 10.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.

Gazetari Visar Duriqi shquhet si njeri prej gazetarëve më të guximshëm në Kosovë. Si autor i emisionit “Indoks”, ai ka trajtuar dhjetëra tema të rrezikshme në të cilat janë të përfshirë mafioze, të korruptuar e kriminelë të ndryshëm./ Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *