Gjakovë, shefi i një restoranti sulmon fizikisht kuzhinieren

Një femër, e punësuar si kuzhiniere në një restorant në Gjakovë, ka denoncuar shefin e saj për sulm fizik.

Sipas policisë, arsyeja e sulmit ka qenë se viktimë është akuzuar për vjedhje brenda restorantit.

“Viktima femre kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit. I dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *