“Operacioni Subvencionet”, në këtë debat mori pjesë Duriqi para se të sulmohej rëndë

Visar Duriqi, autori i emisionit hulmutues “InDoks”, dhe gazetari shumëvjeçar i Gazetës Insajderi, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Politico” të Kushtrim Sadikut në Kanal 10.

Në të njëjtin emision është diskutuar për operacionin e djeshëm të Policisë në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë, prej të cilit mbetën 12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të konfiskuara.

Duriqi gjatë emisionit zbuloi se operacioni kishte nisur në fillim të dhjetorit, dhe se arrestimit kishin ndodh pikërisht dje pasi Policia kishte kuptuar se të dyshuarit kanë dashur të lëvizin paratë për një vend fqinjë, duke tentuar të zhdukin kështu njërën nga provat kryesore.

“Ndërhyrja e sotme ka qenë e pashmagshme, hetimi ka mundur të vazhdojë edhe ma gjatë nëse akterët nuk kishin pas tendencë të largojnë paratë, dhe kështu ta zhdukin provën kryesore”, tha Duriqi mbrëmë.  

“Që kur kanë nis subvencionet duket se është bërë si model që të njëjta me u keqpërdor”.

Pas këtij debati, kur gazetari Duriqi, ka mbërri tek hymja e banesës së tij është sulmuar rëndë nga tre persona të maskuar.

Duriqit i janë thyer dhëmbët dhe hunda, derisa qysh mbrëmë ka marrë trajtim në Emergjencën e QKUK-së.

Gazetari tashmë është duke dhënë deklaratën e tij para organeve të drejtësisë./Gazeta Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *