Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për 100 mijë doza të vaksinës ruse

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse anti-covid, Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se marrëveshja është praktikisht me të njëjtat parime si marrëveshjet tjera.

“Bëhet fjalë për një sasi prej 100.000 doza dhe tani më intenzivisht, prej ditë së djeshme përmes përfaqësuesve të ambasadës Ruse, do të përpiqemi të marrim informacione më të sakta se kur do të arrijnë vaksinat në vendin tonë”, ka deklaruar Filipçe, raporton Gazeta Populli.

Filipçe theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e kompanive “Sinofarm” dhe “Pfizer” do të vazhdojë edhe gjatë sitës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *