Studentja nga Suedia i shkruan letër Valon Sylës

Pershendetje! Quhem Viona Vatoci dhe jam nje studente qe jetoj ne Seudi, ngjarjet e fundit dhe fjalet e Valon Syles per gurbetqaret me kan bere te ndihem shume keq dhe ti shkruaj nje kunderpergjigje.

Pergjigjen time e kam shkruar si leter te hapur ne facebook, dhe do isha shume e lumtur nese edhe ju e shperndani ate. Po iu a dergoj textin me poshte. Faleminderit shume! Sinqerisht, Viona

“Leter te hapur Valon Syles!

Valon, sapo e lexova shkrimin tend per neve “ gerrnaqat” me erdh nje deja vu, kur para tri viteve, gruaja e Memli Krasniqit, Meliza Krasniqi, na i beri gati te njejtat akuza neve bashkatedhetareve. Kjo dmth qe ne jemi mesuar te jemi te urryeshem nga disa prej ju qe mendoni se jeni diqka. Pasi qe ti fole si banor i Kosoves, atehere po foli edhe une si nje qe per cdo dite e me shume ka malle per Kosoven.
Dhembet tone Valon i dashur, vendosim vete se ku i ndreqim, a ne Kosove apo ne diaspore eshte njejte, perpos qe ne Kosove mundemi ti ndreqim dhembet, e bile bile edhe ti takojme familjaret tone.

Me i ndreq thonjte, me u fenirat e me i polirat kerret beso qe eshte nje rutin qe nuk behet vetem ne Kosove po gjate gjith vitit.
Po thu qe po flejm si sardina ne Europe per me ardhe ne kosove e me ble qebapa, redbulla e edhe nga nje kofe me akull e vodke 1L sepse ne shtetet tjera sna e qet. Valon, ketu ne fakt as ti nuk po e din se qka po flet, pasi qe nje pushim i yni ne Kosove eshte shume here me i shtrenjte se sa nje pushim ne Turqi, Egjipt etj, (edhe ate all inclusive midis hotelit 😉 )
Po me vjen me vjelle kur e mendoj qe ti, nje qytetari i Kosoves qe nuk e ki iden se si eshte jeta ne diaspore vjen dhe me fole per jeten time ketu.

Po thua qe per me ndihmu Kosoven na duhet me hape biznese ne Kosove, a vetem banoret e Kosoves po hapin biznese ne Kosove, dmth ne te njeret nuk kemi asnje biznis aty?

Valon, po te kerkoj shume falje qe tipi si une, “ gerrnaqe” studente e drejtesise ne Suedi, qe cdo mbramje flej me deshiren per tu kthyer ne Kosove sa me shpejt per me i hek njerzit si ti, mundohem prej tani shume me shume per shtetin tim se sa ti.

Po te falenderoj shume per fjaline “ Gerrnaqa mire se vini” dhe dua te te tregoj edhe diqka me shume.
Gerrnaqat si une shpresoj te shumohen e te behen shume me shume qe ti dikur te mos e ndiesh eren e atyre qe te perkrahin per keto shkrime qe po i ben.
Po me ben te ndihem shume keq qe njerzit si ti kan fakultete e qe marin aq shume vemendje ne Kosoven tone e “gernaqat” si une Valon, qe duhet te mesojme goxha shume, e te mesojme rreth 4 gjuhe ne shkolle vetem per tu regjistruar ne fakultet.

Me vret shume fakti qe ti mundohesh te shtyhesh me mua, qe neper punet qe une konkuroj ka konkurent nga e gjithe bota, diploma te njohura ne te gjithe boten e ti qe ne punen qe je tani e ke arritur permes dajes,axhes, halles apo tezes.

Paske bere nje llogaritje se qfar shume parashe ne kontribojme per Kosoven, dhe qe nuk eshte e mjaftueshme per Kosovaret. Me ler te te them diqka:

Ashtu siq paske thene ti ne Kosove duhen rreth 320 euro ne muaj per te mbajte nje njeri, athua sa para e ke ti rrogen dhe sa njerz mundesh ti me i mbajte me rrogen tende?
Valon, per me shkrujte se sa gjera po me pengojne kur po shoh per njerez si ti beso qe me duhet me shkrujte me vite dhe nuk besoj qe kisha dite me u ndale, ama po e le me kaq.
“Xhamadani vija- vija, eshte korona , na myti shezofrenia”.”, ka shkruar Viona në Facebook.

Teksti/statusi është i paedituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *