Zgjedhjet në Shqipëri, PD-ja në koalicion me 13 parti

Opozita e Bashkuar ka nënshkruar ditën e djeshme marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Advertisement

Kështu, 13 parti opozitare i janë bashkuar Partisë Demokratike me synimin fitoren në votime, ndërsa regjistrimi në KQZ është bërë në minutat e fundit.

Koalicioni opozitar do të ketë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, ndërkohë që disa nga partitë aleate do të kenë vende të sigurta në listat zgjedhore, njofton Ora Njuz.

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë.

Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, ka theksuar Basha.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojë si forcë më vete në zgjedhjet e 25 prillit, në disa qarqe do të jetë në lista të përbashkëta me Partinë Demokratike.

Kujtojmë se brenda dhjetë ditësh duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe lista e emrave që përfaqësojnë Opozitën e Bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit. 

Advertisement

Leave a Reply