Gjykata deri të hënën ka pasur kohë për paraburgimin e Mijallkovit, tha Xholev

Gjykata të hënën duhej të vepronte për atë se a duhet ose jo i akuzuari në “Target -Fortesa”, Sasho Mijallkov të shkojë në paraburgim.

Megjithatë, siç deklaroi kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev sërish e ka bërë të dielën në ora 18:30.

Ka sqaruar se kërkesën për paraburgim e kanë pranuar në ora 15:00, ndërkaq vendimi e kanë sjellë për 3 orë e gjysmë.

“Propozimi për paraburgim në Gjykatë ka arritur të dielën, në ora 15:00, kurse vendimi ndaj tij u mor në ora 18:30. Të gjithë ata që e njohin gjyqësorin në Maqedoni do të ju thonë se Gjykata ka vendosur në afatin më të shpejtë të mundur. Sipas dispozitave ligjore, afati është 24 orë, që do të thotë se Gjykata ka mundur të vendos të hënën deri në ora 15, por konsideruam se është urgjente të veprohet dhe ashtu kemi vepruar”, tha Xholev.

Kjo deklaratë e Xholevit vjen për shkak se 3 ditë organet e rendit e kanë kërkuar Mijallkovin, dhe ndërkaq tërë kritika u fokusua në atë se pse nuk u vendos për paraburgim që në momentin kur janë dhënë dyshimet e para se i njëjti mund të arratiset.

Edhe pse u kërkua nga policia, Mijallkovi u paraqit vetë ditën e martë para Prokurorisë për të tërhequr vendimin për arrest shtëpiak, të cilën masë është duke e vuajtur që të sigurohet prezenca e tij në seancën e aktvendimit për “Target-Fortesa” që do të mbahet nesër./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *