Tre datat e mundshme për zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin që ka pasur me gazetarët ka deklaruar se në datat, 3, 10 dhe 17 tetor mund të mbahen zgjedhjet lokale.
Në bazë të kësaj, kryeparlamentari Xhaferi duhet t’i shpallë zgjedhjet gjatë muajit korrik, ose më së voni deri më 1 gusht.
Duke folur për mundësinë që bashkërisht të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale, Xhaferi ka deklaruar se duhet të merret parasysh se si do të definohen afatet për Qeverinë teknike, për fushatën dhe kontrollin e listës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *