Nuk është punë e imja, tha Zaev për rastin “Monstra”

Deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi për rastin “Monstra” i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev.
Ai ka thënë se rastet e tilla, nuk janë punë e tij, as e Rexhepit, por e prokurorisë dhe gjyqësorit.
Zaev tha se është takuar me familjarët edhe të viktimave edhe të akuzuarve por se në fund gjyqësori është ai i cili merr vendimet.
“Pse atë vit kur keni bashkë me mua në pushtet, nuk keni bërë diçka? Sepse nuk është puna ynë. As punë e juaja, e as e imja. Kjo është punë e Prokurorisë Publike dhe e Gjykatës”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit, Zejd Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *