(VIDEO) Një vit pas ardhjes së koronës, mbi tre mijë të vdekur dhe mbi 100 mijë të infektuar në Maqedoninë e Veriut

50 vjeçarja nga Shkupi që kishte udhëtuar në Itali, ishte e para që e solli koronavirusin brenda kufijve të vendit tonë më 26 shkurt të vitit 2020. Ajo kishte udhëtuar me autobus përmes kalimit kufitarë “Tanabonc”. Më pas, kur numri i të infektuarëve shkoi në 4, Qeveria mori vendim për mbylljen e shkollave. Ato qenë të mbyllura deri në gjysëm vjetorin e parë të vitit tjetër shkollor, i cili nisi me një muaj vonesë përshkak të platformës nacionale që e përgaditit Ministria e Arsimit, e përmes të cilës nxënësit do të ndiqnin mësimin, përmes mënyrës online. Nga distanca e vazhduan edhe gjyësëm vjetorin e dytë shkollor.

Më 18 mars shefi i shtetit Stevo Pendarovski shpalli gjendje të jashtëzakonshme e cila do të zgjaste 30 ditë, me qëllim përballjen me pasojat nga përhapja e virusit COVID 19. Gjithësej deri në mbajtjen e zgjedhjeve u caktuan 4 gjendje të jashtëzakonshme. Pandemia ishte bërë shkak edhe për anulimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. Të njejtat më pas u realizuan më 15 korrik.

Në një vjetorin e shënimit të rastit të parë me koronavirus në vend, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijna Mickoski deklaroi se vendi ndodhet në një situatë apokaliptike dhe ku shteti ende nuk ka blerë vaksina për qyetetarët.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Fatkeqësisht ajo që mund ta vërejmë është se edhe në një vjetorin as nuk kanë plan, as vizion dhe as strategji, por përkundrazi shërbejmë për përqeshje, këta njerëz tekstualisht tallen  me Maqedoninë. Shteti i vetëm në Evropë, në Ballkan sigurt, i cili ende nuk i ka blerë vetë vaksinat, që qytarët të cilët duan të vaksinohen, t’i kenë në dispozicion. Kështu që ndodhemi në një situatë apokaliptike, për shëndetin e  qytetarëve, për shëndetin e populli”.

Përndryshe, që nga rasti i parë deri tani nga koronavirusi janë infekuar gjithësej 100 632 persona, kanë ndërruar jetë 3 098, janë shëruar  90.311 dhe janë 7 223 raste aktive./Emine Ismaili/SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *