Mbi 2.5 milionë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi

Më shumë se 2.5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Janë 2 500 770 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ndërkohë që në 15 Janar u regjistruan 2 milionë vdekje globale.

SHBA kryeson me më shumë viktima, e ndjekur nga Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe.

Më 22 Shkurt, SHBA tejkaloi 500 mijë viktima nga Covid-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar globalisht, 112 716 833 raste me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *