FOTO\ Kjo është arma e zjarrit për të cilën u arrestua Don Xhoni

Reperi 22 vjeçar Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën Don Xhoni, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës. Pas një kontrolli në veturën e tij policia ka gjetur një revole dhe disa fishek, për të cilat më pas është arrestuar këngëtari, raporton Insajderi.

Gazeta Insajderi mëson nga Policia e Kosovës se arma e cila i është gjetur në veturë është e tipit Zastava, kalibër 7.65mm si dhe gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

Arma për të cilën është arrestuar Don xhoni është kjo ne foto më poshtë.

Çmimi i saj nuk është shumë i lart pasi që është një armë e vogël dhe jo shumë e fuqishme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Insajderin. Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas një kontrolli në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15.

Policia i ka konfiskuar:

· Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe,

· Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

I dyshuari, sipas policisë është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit./Gazeta Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *