Në Shkup nesër regjim i veçantë i trafikut për shkak të protestës

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se nesër për shkak të protestës së paralajmëruar, nga ora 13 të mbyllura për trafik do të jenë rrugët: “Hristijan Todorovski-Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, bulevardet “Kërste Misirkov” dhe “Goce Dellçev”, rrugët “11 Tetori” dhe Vasil Gllavinov, bulevardet “VMRO” dhe “Ilinden” dhe rrugë të tjera përreth. Rrugët do të jenë të mbyllura për trafik deri në përfundimin e protestës.

Nga MPB informojnë se protesta është paralajmëruar për në orën 13, ndërsa do të fillojë në parkun e Çairit në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa do të vazhdojë drejt Gjykatës Themelore Shkup 1, në bulevardin “Goce Dellçev”, drejt Kuvendit në rrugën “11 Tetori” dhe drejt Qeverisë në bulevardin “Ilinden”.

SPB Shkup u bën apel qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i lëshojnë nëpunësit policorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *