Musa Xhaferi “ia mori” Ali Ahmetit, 2 deputetë dhe 2 kryetarë komunash?!

Para pak çastesh, Kryetari i Komunës së Sarajit ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Musa Xhaferin, deputetët Izet Mexhiti dhe Ismail Jahoski dhe kryetarin e ri të Pllasnicës, Alija Jahoski. Kjo foto në rrjet komentohet si mesazh ndaj kreut të BDl’së, Ali Ahmeti në një kohë kur siç duket mosmaггëveshjet brenda partisë po arrijnë kulmin, përcjell in7.

“Bashkë”, ka shkruar Blerim Bexheti mbi fotografinë e publikuar në facebook. 

Kujtojmë që mosmaггëveshjet kanë filluar që në përfundimin e bisedave për qeverinë e re mes Zaevit dhe Ahmetit. Grupi i Xhaferit ka shprehur kundëгshtime ndaj Artan Grubit dhe pozitës së tij në qeveri. Izet Mexhiti si koordinator i grupit parlamentar ka kгitikuar shpesh Grubin, madje edhe nga foltorja e Parlamentit, ndërsa ka paralajmëruar edhe interpelancë ndaj tij./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *