Kryeministri në ardhje, Kurti, reagon ashpër për sulmin brutal ndaj gazetarit Duriqi

Albin Kurti ka thënë se populli i Kosovës nuk e duron rrahjen e gazetarëve, në një reagim për sulmin brutal të ndodhur mbrëmë në mesnatë ndaj gazetarit të Insajderit, Visar Duriqi.

Kurti, në një njoftim të publikuar sot në Facebook, u ka bërë thirrje organeve të rendit që “të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit” e gazetarit Duriqi.

“Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit”, ka shkruar Kurti.

Postimi i z. Kurti:

“Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.
I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *