
Me vendosje të luleve në varr dhe memoriale për nder të ish-presidentit Boris Trajkovski sot do të shënohet 17 vjetorii i vdekjes së tij në aksidentin ajror në Rotimlje afër Mostarit.
Siç është njoftuar, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të vendosë lule në varrin e Presidentit Trajkovski dhe vendet e prehjes së përjetshme të anëtarëve të vdekur të delegacionit të tij në varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.
Në një aksident ajror në 26 shkurt 2004, vdiq Presidenti Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh që ishin duke udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar. Përveç Presidentit Boris Trajkovski, zëdhënësi Dimka Ilkova Boskovic, këshilltarët Risto Blazevski dhe Anita Lozanovska, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Mile Krstevski, truprojat Ace Bozinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti i avionit, humbën jetën.