Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Jankullovska, nga burgu i Idrizovës u soll në Gjykatë

Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska është sjellur sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup nga Burgu i Idrizovës për të dëgjuar verdiktin në çështjen “Target-Fortesa”, i cili i referohet përgjimit masiv dhe shkatërrimit të pajisjeve nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK).

Advertisement

Jankullovska në burgun e Idrizovës po vuan një dënim me katër vjet burg për blerjen e Mercedesit të blinduar në rastin “Tenk”.

Ish-ministrja e brendshme akuzohet për abuzim me pozicionin dhe autoritetin e saj zyrtar për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, pajisje nga të cilat ndodhi përgjimi masiv, por pasi që tek bisedat e përgjuara ndodhen 23,000 biseda të saj, ajo kërkoi që të shtohej në listën e viktimave që janë përgjuar, duke aluduar se nuk ka pasur informacion për përgjimin masiv që ka ndodhur edhe pse ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

Advertisement

Leave a Reply