Aktvendimi për “Target-Fortesa”, rasti për skandalin me përgjimet ilegale

Në Gjykatën Penale në Shkup shpallet aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale, “Target-Fortesa” që ka të bëjë me skandalin e përgjimeve ilegale.

Në këtë rast janë të akuzuar 12 persona, mes të cilëve ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Siljanovska dhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së.

Dy të akuzuar në këtë rast, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski tashmë janë në arrati, të cilët nuk mund të ekstradohen në vend për shkak se u amnistuan nga ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Ata gjykohen në mungesë.

Në këtë rast tashmë ka aktgjykim. Njëri nga të akuzuarit e ka pranuar fajin që ka ndihmuar në kryerjen e veprës, para se të fillojë gjykimi dhe është dënuar me burgim me kusht.

Gjatë ditëve paraprake ky rast u shndërrua në dramë, pasi që u dyshua se edhe i akuzuari Sasho Mijallkov është arratisur, ngaqë për 3 ditë nuk arriti të kapet nga organet e rendit.

Por ai u paraqit ditën e martë vetë në Prokurori që ta tërheq vendimin për masën e sigurisë, arrestin shtëpiak./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *