Mickoski: Informacione tona janë se Mijallkovi arriti në Beograd

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në paraqitjen e tij në Radio Lider foli për të gjithë çështjen në lidhje me Sasho Mijallkovin ku ai theksoi se Qeveria e la Mijallkovin të arratisej në Beograd dhe më pas nën presionin e pushtetit u kthye në Maqedoni.

“Kjo është pjesë e këtij teatri, e këtij cirku që ne e quajtëm edhe turp që Zoran Zaev dhe Spasovski ia shkaktuan Maqedonisë dhe qytetarëve. Nëse qytetarët nuk kishin besim në politikë më parë, tani pas këtij teatri ata nuk do ta kenë akoma më shumë. Njerëzit që e njohin Mijallkovin dhe janë miqtë e tij të ngushtë tani thonë se në javët e fundit, për të mos thënë edhe muaj, personat e vetëm me të cilët ai komunikoi dhe me të cilët kishte komunikim të drejtpërdrejtë dhe besim të madh dhe të cilët i dëgjoj ishin Zoran dhe Vice Zaev. Këto janë burime të besueshme që thonë se besimi ishte në atë nivel që praktikisht askënd tjetër nuk e ka dëgjuar përveç atë që Zoran dhe Vice i kanë premtuan atij se nuk do të ndodhte ajo që në të vërtetë ndodhi. 

Por është e qartë se presioni ishte shumë i madh në një moment të caktuar ndaj Zoran Zaevit dhe ai duhej të zbatonte ato metoda që i ka thënë publikisht në një konferencë për shtyp. Informacioni ynë është se Mijallkovi arriti në Beograd, është kthyer prapa dhe pastaj pasoi cirku me faktin që Mijallkovi, është Maqedoni dhe kështu me radhë”, tha Mickoski.

Pastaj Mickoski theksoi se ai është i neveritur nga e gjithë kjo situatë që po ndodh.

“Unë jam i neveritur nga e gjithë kjo që po ndodh, jo sepse pres më shumë nga Zoran Zaevi, por thjesht sepse kur mendoni se ai ka prekur fundin, ai gërmon më thellë dhe shkon akoma më thellë në ndonjë fund”, shtoi Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *