Mijallkov nga Marriot në Shutkë – Dikur njeriu më i fuqishëm në shtet, sot prapa grilave

Dikur rrallë dikush që merrte guximin ta përmendte emrin e tij, as mediat nuk guxonin e ata që e merrnin guximin përfundonin ose në burg ose me dënime të mëdha për shpifje. Dënime për shpifje në vlerë prej mijëra eurosh pati për media por edhe për oponent politik.

Miti i Sasho Mijallkovit filloi të bie kur opozita filloi ti publikoj “Bombat” por atë kohë ende ishte në pushtet. Publikimi i “Bombave” filloi në shkurt të 2015 e Mijallkov dha dorëheqje 3 muaj më vonë, por pushtetin e tij dhe fuqinë financiare që e krijoi gjatë periudhës 8 vjeçare si shef i shërbimit sekret e dinte gjithkush, por se sa realisht ai ka qenë i fuqishëm e dëshmuan materialet e përgjuara.

Ai vendoste se kush do të dënohet e kush jo, vendoste se kush do të punësohet, kush do të marr lajmin ekskluziv madje përzihej edhe në skemën programore të televizoneve, edhe pse pushtetin e ndanin edhe funksionarët Shqiptarë, kur ju duhej nder patjetër ti lajmroheshin Mijallkovit.

Sigurisht favoret e Sasho Mijallkovit nuk ishin falas, e nëntoka nuk mund të mbahet pa i pasur nën kontroll gjykatat e pikërisht për këtë Mijallkovi nuk i linte asgjë rastësisë kur bëhej fjalë për sistemin gjyqësor.

Fytyra e Mijallkovit rrallë paraqitej në opinion, gjatë shefllëkut të tij ka dhënë vetëm një intervistë për gazetë por kjo nuk do të thotë se nuk i intereson se çka flasin mediat, me para publike siguroheshin privilegje për njerëzit e parë të disa mediave nacionale e më pas si kthim të favorit atij i lejohej të përzihej në skemën programore.

Pak mundej të lexohej për biografin e Mijallkovit në internet, aty shkruan se ka diplomuar e magjistruar në Pragë të Çekisë, e angazhimin e tij në MPB e ka filluar që në vitin 2000. Shumë është folur për pasurinë e tij por pak nga ajo pasuri është e paraqitur, në webfaqen e antikorupsionit nuk ekziston fletë-paraqitja e tij.

Pasuria që ai ka paraqitur në vitin 2015 ka kapur vlerën prej 1.5 milionë eurove, por rallë gjenë kompani të madhe në Maqedoni në të cilën Mijallkov nuk ka gisht. E gjithashtu në media është folur shumë për kompanitë që ai ka jashtë vendit.

Pak dikush besonte se Sasho Mijallkov do të përfundoj në burg posaçërisht pas arratisjes së Gruevskit e largimit të tij nga partia, as vetë Mijallkovit nuk i shkonte në mend se një ditë do të përfundojë aty ku e dërgojë Ljube Boshkovskin e vetë në vitin 2012.

Aktakuzat e gjykatës speciale flasin për përzierjet e Sasho Mijallkovit në aktivitetet ilegale të qeverisë së kaluar, ai ishte akuzuar në rrastet “Target-Fortesa”, “Trezor”, “Tortura” dhe “Titanik-2”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *