Në tremujorin e fundit të 2020 kanë vdekur 90% më shumë njerëz sesa të njejtin period vitin e mëparshëm

Shërbim funerali para Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup. (Foto: Gj. Liçovski)

Si pasojë e pandemisë KOVID-19, numri i vdekjeve në tremujorin e katërt të vitit 2020 (tetor, nëntor, dhjetor) është rritur me 89.1% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019 dhe ka arritur në 9,465 persona, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Advertisement

Rritja natyrore në këtë periudhë, sipas të dhënave të Entit, është minus 4,530, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i të posalindurve është më i ulët se numri i vdekjeve, transmeton SDK.MK

Më herët, nga Enti Shtetëror për Statistika thanë se numri i vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2020 (korrik, gusht dhe shtator) është rritur me 15.3 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019 dhe ka arritur në 5,419 njerëz.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 3,111 njerëz kanë vdekur nga covid-19, përfshirë edhe ditën e djeshme./GazetaPopulli.net/

Advertisement

Leave a Reply