Bedri Ajdari lexon mesazhin e protestës: Kërkohet shkarkimi i Fatime Fetait dhe gjykatësve të lëndës

Bedri Ajdari ka lexuar mesazhin duke thënë se vuajtjet e shqiptarëve nuk kanë të ndalur, raporton SHENJA.
Ai tha se edhe kjo qeveria i ka zhgënjyer ngase ka lejuar që prokuroja e re e lëndës të shërbehet me të njëjtat prova që u përdorën nga prokurorja e kaluar.

Nuk pritej që qeveria Zaev të shuaj gjithë atë shpresë për drejtësi. Jemi këtu se ne me kokën lartë dalim para popullit dhe themi jse jemi krenarë me familjarët tonë dhe se nuk kaun bërë asnjë krim. Krimi i tyre është se janë shqiptar. Njejt sikur rasti i familjarëve etoni janë rasti Alfa, Almiri i vogël, Sopoti, Brodeci, Harun Aliu etj”, tha Ajdari, raporton SHENJA.

Ai tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të vije drejtësia në vend.

“Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve. Të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra”. Kuvendi dhe qeveria t’i publikojnë përgjimet për rastin ‘Monstra’. Të thirren ekspertë ndërkombëtar të pavaruar që të merren me të gjitha rastet e montuar politike ku shqiptarët po vuajnë. Drejtësia do të vije sado që të vonohet”, deklaroi më tej Bedri Ajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *