Ende nuk po përfundon protesta për “Monstrën”

Protesta për rastin “Monstra” ende nuk ka përfunduar. Edhe pse kohë më parë, Bedri Ajdari kërkoi nga protestuesit të shpërndahen.
Deputetët e koalicioni opozitar, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Zejd Rexhepi dhe Elmi Aiziri kërkuan nga organizatorët e protestës që të mbyllet e njëjta me qëllim që të organizohet një ditë tjetër me mundësinë që të shkohet deri tek qeveria. Ata thanë se sërish do të dalin në protesta por duhet shmangur provokimet.
Organizatori i protestës, Bedri Ajdari, dëgjoi fjalët dhe shpalli protestën të mbyllur dhe kërkoi që protestuesit të shkojnë të qetë nëpër shtëpitë e tyre.
“Protestën e shpall të mbyllur ju kërkoj që të largohemi qetë dhe të mos ketë më incidente sic dëshirojnë edhe vet ata që e kanë vendosur kordonin policor. Ne do të kthehemi sërish”, ka deklarua Bedri Ajdari, raporton SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *