Shasivari: Zoran Zaev e ka të varur në qafë medaljen e padrejtësisë

“Rasti ‘Monstra’ është një turp gjyqësorë”. Kështu tha Profesori juridik Jeton Shasivari në emisionin “ENTER”, duke shtuar se nuk ka pikë dyshimi se bëhet fjalë për një rast të montuar. “Është një shembull klasik se si montohet politikisht një rast i montuar dhe personat e dënuar janë viktimat e këtij rasti”, tha ai.

JETON SHAZIVARI, PROFESOR I JURIDIKUT

“Nuk u dëshmua motivi i atij akti, as u vërtetuan kryesit as u dëshmua fajësia, ndërsa këta shqiptarë, u dënuan me dënime drakonike. U vërtetua ajo që vazhdimisht është thënë se qëllimi i këtij procesi ka qenë të mos gjenden kryerësit e vërtet por shqiptarët të shpallen fajtor dhe të ju veshet etiketa e terroristëve”.

Shasivari tha se kryeministri Zaev e ka të varur në qafë medaljen e padrejtësisë të këtij rasti.

Eksperti i sigurisë Bashkim Selmani tha se kryeministri Zoran Zaev është peng i fjalëve të tij sa i përket rastit “Monstra”.  Ai theksoi se kur janë në pyetje shqiptarët akoma vazhdojnë proceset jo vetëm të montuara por edhe të  dirigjuara..

BASHKIM SULEJMANI, EKSPERT I SIGURISË

“Për vepra të terrorizmit duhet të ketë disa elemente. Disa karakteristike. E para ka të bëje më çështjen e motivit, pra është një nga motivet bazë, qëllimi, urdhëresa, kush ka dhënë urdhër. Asnjëri nga këto elemente në këtë rast nuk i ka. Andaj edhe vet cilësimi i kësaj vepre është e gabuar. Këtu është ajo që themi ne e montuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *