Gjermanët i thonë ‘jo faleminderit’ vaksinës së AstraZeneca

Teksa miliona gjermanë po presin me padurim për vaksinën e Covid-19, kërkesat për vaksinën e Oxford/AstraZeneca janë të pakta.

Advertisement

Kjo mospërputhje është veçanërisht e habitshme duke pasur parasysh se është rritur presoni ndaj qeverisë federale për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, përballë mungesës së furnizimit në të gjithë BE-në.

Mirëpo, sipas raporteve në mediat e huaja, njerëzit po hedhin poshtë vaksinën e Oxford/ AstraZeneca.

Konfuzioni erdhi pas një vendimi të marrë në janar nga Komiteti i Përhershëm i Gjermanisë për Vaksinimin (STIKO), i cili rekomandoi që vetëm ata nën moshën 65 vjeç duhet të merrnin vaksinën e kësaj kompanie, për shkak të dhënave të pamjaftueshme nga provat klinike.

Rastësisht kjo ndodhi pikërisht në momentin që kompania njoftoi se nuk do të përmbushte kërkesat e BE-së për furnizimin me vaksinat e nevojshme, duke nxitur edhe akuza nga Brukseli.

Ngurrimi i gjermanëve për të pranuar këtë, mund të rrezikojë planet e vaksinimit të Berlinit.

Advertisement

Leave a Reply