Filipçe me ftesë të Borisovit do të marrë pjesë në mledhje të qeverisë së Bullgarisë

Ministria e Shëndetësisë informon se Ministri Dr. Venko Filipche, me ftesë të Kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov dhe Ministrit të Shëndetësisë prof. Kostadin Angelov do të marrë pjesë sot në një seancë të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë. Në seancë pritet të diskutohet për arë që Republika e Maqedonisë Veriore të marrë një pjesë të dërgesës së parë të vaksinave që do të mbërrijë në Republikën e Bullgarisë.

Mbështetja nga vendet anëtare të BE është mekanizmi i dytë përmes të cilit vendi ynë do të sigurojë vaksina kundër Covid 19. Deri më tani, Polonia dhe Greqia i kanë ofruar ndihmë të tillë vendit tonë. Përveç blerjes së një sasie të caktuar të vaksinave nga këto shtete anëtare të BE-së, vendi ynë ka siguruar vaksina kundër Covid 19 dhe përmes mekanizmit Kovacs. Bisedimet janë duke u zhvilluar me prodhuesit për një blerje të mundshme të drejtpërdrejtë prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *