Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë të lënduar nga të shtënat e zjarrit, shkruan Express.

Tutje, policia ka njoftuar për sekuestrim të një arme zjarri.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë, (saktësisht në një lokal). 

Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet  policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është  në kërkim nga ana e policisë.

Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.

Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *