Vuçiq: Një familje serbe në Kosovë me tre fëmijë do t’i marrë 500 euro ndihmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, para vizitës së përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave serbe, Vuçiq në takimin në Kazermën e Ushtrisë afër kufirit me Kosovën, u shpreh se një familje serbe në Kosovë me tre fëmijë do të marr 500 euro si ndihmë financiare.

Vuçiq pas më shumë se një orë bisedë, tregoi për siç e quajti ai “planin e madh të investimeve” që do ta bëjnë në Kosovë.

Do të kemi investime që do jenë simbole të popullit serb në Kosovë. Janë dy qendra të mëdha klinike-spitalore në Mitrovicë e tjetra në Graçanicë që nis së shpejti të ndërtohet. Do ta shtrojmë në plotni rrugën magjistrale nga Jarinja deri në Mitrovicë, që i ka diku 53 apo 54 kilometra, e që do të jetë sikur një pistë e vërtetë. Me këtë do të tregojmë se cila është fuqia e shtetit të Serbisë krahasuar me vitet e dekadat që shkuan” tha Vuçiq.

“Pa përmendur emra, Vuçiq akuzoi disa politikanë kosovarë se dhanë para të majme për të dëmtuar Listën që Beogradi e përkrahu në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

“Lista Serbe ka fituar më shumë se 43 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, për dallim nga ata politikanë serbë në Kosovë që kishin për qëllim krijimin e ndarjeve mes popullit tonë, të cilët kanë marr 1.300 vota. Dua të konfirmoj se liderët shqiptarë në Kosovë për të arritur këtë ndarje mes nesh kanë dhënë shuma marramendëse parash, por ishin të pasuksesshëm”, tha ai.

Presidenti serb sërish e potencoi se janë utopike, siç i quan ai, pritjet se Serbia do pranojë pavarësinë e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *