Arifi: Dënimi i Mijallkovit, një mesazh i fortë kundër “të fortëve”

Profesoresha universitare, Besa Arifi, e ftuar në emisionin “360 Shkallë” në Alsat, gjatë debatit për dënimin e Mijallkovit nga ana e Gjykatës së Shkallës së parë , tha se sot drejtësia u vendos në vend. Ajo dënimin e Mijallkovit e vlerëson si një ditë të madhe për drejtësinë në vend, ku “të fortët” nuk janë dhe  aq të fortë. Arifi thotë se dënimi maksimal për Mijallkovin u dërgoi një mesazh të fortë edhe të gjithë politikanëve, si atyre që janë në pushtet, nuk mund të abuzojnë më.

Advertisement

Mendoj se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh që rasti Target-Fortesa, ishte rasti kryesor, nëna e te gjitha rasteve, që ngrit Prokuroria Speciale asaj kohe. Mendoj se kjo ditë është e rëndësishme sepse një njeri shumë i fuqishëm, një njeri që kishin frikë t’i përmendnin emrin, njeriu që ishte dikush. Por sot ai u dënua në Shkallën e parë me një dënim mjaft serioz. Gjykata sot dërgoi një mesazh të qartë, se kjo vepër penale që i ngarkoheshe Mijallkovit, është një vepër e rëndë penale, dhe e njëjta duhet të mos përsëritet më nga kushdo që do të vijë në pushtet- tha Arifi.

Advertisement

Leave a Reply