Arrestohet 25-vjeçari nga Zhelina e Tetovës, policia i gjeti armë në veturën e tij

Foto ilustrim

Me datë 25.02.2021 në ora 21:15 në rrugën Vidoe Smilevski Bato në Tetovë, policët e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, arrestuan SH.I (25) nga fshati Zhelinë e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij “Audi”, me targa të Tetovës, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë “EKOL 99” -9 mm, për të cilën ai nuk kishte leje.

Ai u ndalua në stacionin e policisë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza të përshtatshme kundër tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *