Hysni Shaqiri: Nëse maqedonasit s’duan bashkëjetesë, të ndahemi

Ish deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish komandanti i UÇK-së, Hysni Shaqiri, ka dhënë mesazhin e tij në prottestën e së premtes.
Ai tha se është momenti i duhur për shqiptarët e Maqedonisë që të bëjnë hapin e duhur për t’i ndihmuar zgjedhjen e të gjitha rasteve te montuara nga gjykatat vendore.

“Ne mund ta bëjmë këtë vetëm në një krizë pokitike. Këtë situatë mund ta sjellë faktori shqiptar. Nuk është me rëndësi a bie qeveria, le të mbajnë llogari maqedonasit për këtë. Në këtë momente është me rendësi ta bëjmë atë që nuk e kemi bërë as në vitin 2001. Tani maqedonasit duhet ta kuptojnë se pa shqiptar të barabartë nuk ka bashkëjetesë. Nëse maqedonasit nuk e dojnë bashkëjetesën, atëherë faktori politik shqiptar duhet të mblidhet dhe të flasin për ndarjen e Maqedonisë”, u shpreh Shaqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *