
Sot në mëngjes ka vdekur Smajl Veseli, babai i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Sabit Veselit.
Advertisement
Smajl Veseli po ashtu ishte xhaxhai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.
Ndërsa, djali i Smajl Veselit, Sabit Veseli kishte qenë njëri nga veprimtarët më të hershëm që punuan për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai bashkë me shumë veprimtarë të tjerë kontribuan në çlirimin dhe pavarësinë e vendit.
Vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë të Smajl Veselit, përmes njoftimeve në Facebook.
Varrimi i të ndjerit Smajl Veseli, do të bëhet në ora 12:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Broboniq të Mitrovicës, transmeton Insajderi.

Advertisement