Shqiptari nga Maqedonia tenton t’i jepte 10 euro si ryshfet policit, nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Një shqiptar i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor në pikën kufitarë në Glloboçicë.

I dyshuari i kishte ofruar ryshfet policit me qëllim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi kishte ngarkuar më shumë karburant se që është e lejuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 7:00.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedoni, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qellim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar. Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës”, thuhet në raportin 24 –orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *