Arrestohet Milenko Nedellkovski, Aleksandar Pandov, ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski në një kafene në Stajkovc

Policia mbrëmë ka arrestuar njëzet persona të cilët kanë qëndruar në një kafene në Stajkovc të Shkupit, të cilët nuk i kanë respektuar masat për mbrojtje nga koronavirusi. Siç mëson “A1on” se mes të arrestuarve është edhe gazetari Milenko Nedellkovski, analisti politik dhe kryetari i të ashtuquajturit Instituti Patriot i VMRO-së, Aleksandar Pandov, Kryetari i shkarkuar i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski dhe Aleksandar Mitevski nga mediumi “Infomaks”.

Advertisement

“Me datë 26.02.2021 në ora 22:00 në objektin hotelierik “Kaj Xhustra”, që gjendet në rr6. bb në fshatin Stajkovc, në pronësi të Sillvana Petkovska. Në objekt janë hasur rreth 20 persona të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor Gazi Babë, për shkak të mosrrespektimit të masave për mbrojtje nga kovid-19, për procedurë të mëtejme”, njoftuan nga MPB.

Personat që kanë qenë brenda, kanë qenë në numër shumë më të madh, por shumica kanë arritur të ikin në momentin që ka hyrë policia brenda në objekt, transmeton Gazeta Populli.

Përndryshe, gazetari Milenko Nedellkovski, Aleksandar Pandov , Vlldimir Pançevski si dhe Aleksandar Mitevski njihen tek publiku si persona me qasje ekstreme anti-shqiptare. Ata vazhdimisht kanë ofenduar popullin shqiptar, kanë provokuar si dhe kan nxitur debate e incidente me këtë retorikë./GazetaPopulli.net/

Advertisement

Leave a Reply