“Po nxitoj të marr vaksinën anti-Covid”/ 88-vjeçari lë pa fjalë policinë, ecte me 191 km/orë

Policia franceze ka ndalur një burrë 88-vjeç i cili në një rrugë lokale po drejtonte mjetin me shpejtësi 191 kilometra në orë, dhe u justifikua se po nxitonte që të merrte vaksinën kundër COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e rajonit Rayna, dhe në rrugën ku është ndalur i moshuari lejohet si shpejtësi maksimale 110 km/orë,

Megjithatë ky veprim të moshuarit i kushtoi marrjen e patentës së shoferit si dhe iu konfiskua edhe vetura.

Vaksinat kundër coronavirusit, aktualisht mund t’i jepen vetëm personave mbi moshën 75-vjeçare dhe atyre me probleme serioze shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *