
Një qytetar ka njoftuar se i është vjedhur vetura e tij luksoze në qendër të Prishtinës. Por duket se ajo ishte një shaka e tij që është përgënjeshtruar menjëherë nga Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se qytetari ka shkruar në grupin Network Prishtina dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e veturës së tij Mercedes-Benz G-Class.
Por Policia e Kosovës e ka përgënjeshtruar këtë qytetar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se nuk kemi të bëjmë me një vjedhje.
“Informacionet që ka policia flasin që nuk ka të bëjë me vjedhje, porse një person i njohur i denoncuesit e ka marrë veturën përderisa ky pretendon se nuk e ka ditur”, tha Borovci.
Ai kishte shkruar se vetura ka qenë e parkuar pas restorantit “Rings” që gjendet në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Kosovës.
Madje ai kishte lënë edhe numrat e kontaktit për ata që e kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e veturës.