Flet Arben Taravari për gjendjen e Ziadin Selës

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në profilin e tij në Facebook, është prononcuar për gjendjen e liderit të partisë së tij Ziadin Sela

Ai ka shkruar:

“Të respektuar gazetarë dhe qytetarë!

Gjatë ditës së djeshme kryetarit të partisë sonë, z.Ziadin Sela, janë shfaqur dhimbje në kraharor të cilat e kanë bërë t’i drejtohet në Klinikën Universitare të Kardiologjisë në Shkup. Pas të gjitha ekzaminimeve të kryera ai rezulton të gëzojë shëndet të plotë dhe gjendja e tij është stabile. Kryetari Sela brenda ditës së sotme apo nesërme do të kthehet në shtëpi dhe menjëherë do të vazhdojë me aktivitetet e përditshme.

Faleminderit për interesin dhe kujdesin tuaj!

Qofshi mirë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *