Sot pasdite priten reshje shiu! Ditëve tjera vijon i nxehti “përvëlues” në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë Celsius.

Nga dita e nesërme do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë me rritje të temperaturave të ajrit. Të etjen dhe të premten moti do të jetë veçanërisht i nxehtë me temperatura mbi 30 gradë celsius kudo në vend, mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *