Tashmë 5 ditë Tetova pa ujë për pije

Për të pestën ditë me radhë banorët e Tetovës janë pa ujë. Deri tek mungesa e ujit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Leshnicë, dhe dëmtimit të rreth 60 metrave gypa të furnizimit kryesor për ujë. Drejtuesit e Njësisë së ujësjellësit të Tetovës, paralajmërojnë se situata e tillë do të vazhdojë edhe për tre ditë te tjera, me arsyetimin se terreni është tejet i vështirë dhe është e pamundur të punohet më shpejtë për sanimin e defektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *