Kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë, arrestohen pronari dhe 18 shtetase të huaja

Nëpunës policorë nga Stacioni Policorë i Tetovës kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën lokale për në fshatin Saraqinë, ku është konstatuar se objekti ka qenë i hapur edhe pas kohës së lejuar dhe në të janë gjetur shtatë mysafirë, tre punonjës dhe 20 femra, 18 prej të cilave shtetase të huaja nga Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria, të cilët kanë abuzuar me qëndrimin e tyre turistik, në përputhje me nenin 418 / a të Kodit Penal. Shtetaset e huaja janë mbajtur në stacion policorë për procedime të mëtejshme.

Advertisement

Nga MPB-ja kumtuan sot se ky është një objekt hotelierik, në pronësi të A.M. (38) nga Tetova, dhe kontrolli është kryer pas një raporti se ai kishte punuar në kundërshtim me Vendimin e marrë nga Qeveria.

“Shtetasit e huaj u mbajtën në stacion policorë për procedime të mëtejshme, pronari A.M. është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet një kallzim penal. Gjatë kontrollit, u ndalua B.H. (25) nga Shkupi, i cili po vuan dënim me burg prej 8 vjet e 6 muaj dhe nuk e ka respektuar vendimin për pushim në rrethin familjar të lëshuar nga burgu. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Advertisement

Leave a Reply