
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 3816 testime të realizuara, 721 pacientë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Advertisement
Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 171 pacientë të shëruar, ndërkaq 7 persona e kanë humbur betejën me kovid-19.
Kohët e fundit po vrehet një trend i zbehtë i rritjes së rasteve të reja të pacientëve me virusin korona. Përqindja e pacientëve që kanë rezultuar pozitiv nga numri i përgjithshëm i testimeve është 18.8%./GazetaPopulli.net/
Advertisement