Barça mundel Sevillan dhe ngjitet e dyta në La Liga!

Pas 6 fitoresh rresht Sevilla e Julen Lopeteguit u ndal në kampionat pasi u mposht brenda në Ramon Sanchez Pizjuan nga Barcelona me rezultatin 0-2 në supersfidën e javës së 25-të të La Ligas. Një fitore që erdhi me nga një gol për çdo pjesë për blaugranat që fillimisht zhbllokuan shifrat me anësorin e sulmit Ousmane Dembele në minutën e 29-të ndërkohë që pak para fundit të kohës së rregullt shënoi edhe Lionel Messi për të vulosur suksesin e Barçës që me këtë fitore u ngjit përkohësisht në vendin e 2-të me 53 pikë, 2 më pak se Atletico kryesuese që ka edhe dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *