Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona të arrestuar në protestën për rastin “Monstra”

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër dy personave për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryejnë vepër penale”, ndërsa prokurori po ashtu ka kërkuar paraburgim për këta dy persona.

“Të dyshuarit, të moshës 22 dhe 19 vjet, kanë marrë pjesë në protestën e djeshme në Shkup. Pas përfundimt të fjalimit të organizatorit, të dyshuarit dhe disa persona kanë nisur që të veprojnë ndaj zyrtarëve policorë, duke hedhur gurë, metale dhe sende tjera. Si rezultat i kësaj, lëndime të rënda ka marrë gazetari i pranishëm në ngjarje dhe janë lënduar 11 policë të tjerë”, thonë nga PTHP.

Ndryshe prokurori kërkon paraburgim për shkak të rrezikut nga arratia dhe përsëritjen e veprës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *