“Si i bëtë 1 miliardë vetëm nga rroga”- Rama flet për pasurinë: O të marrsha të keqen…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas publikimit të skedës së pasurisë së tij disa ditë më parë.

Ka qenë një qytetar që ka nxitur reagimin e kreut të qeverisë, pasi e pyet me një koment në Facebook, se si ka mundësi që Rama ka bërë “ 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar”.

“Si i bëtë 1 miliard lekë vetëm nga rroga si qeveritar?” e pyet komentuesi.

Kryeministri është përgjigjur duke mohuar një gjë të tillë dhe duke e konsideruar lajmin që qarkulloi pak ditë më parë si “budallallëk”.

Po ashtu, ai tha se pasuria e familjes së tij verifikohet nga Inspektorati Kombëtar.

“Une nuk kam bere 1 miliarde leke o te marrsha te keqen, po keshtu eshte kur disa shkruajne budallalleqe ligesisht e te tjere bien pre e budallalleqeve marrezisht! Qe ta marresh vesh ti e kushdo qe e ka ngrene kete budallallek, pasuria e familjes time verifikohet qindarke per qindarke nga Inspektoriati Kombetar perkates, njesoj sic behet me Vetingun e gjykatesve e te prokuroreve, e nuk ka qindarke te pajustifikueshme qe i shpeton verifikimit! Keshtu qe gjej ndonje arsye tjeter per te akuzuar apo perqeshur, po jo kete se eshte shume qesharake” shkruan Rama. Por cfarë thoshte lajmi për pasurinë e Edi Ramës?”, i përgjigjet Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *